Homepage
     Example Subpage
     Contact




desahoti - Homepage




Jeta është një rrugëtim i gjatë por pse brengosem??? Diçka që është e shkruar do të ndodhh pse më bezdiss çfarë do ndodh nesër? Pse ndjej diçka dhe nuk e di çfarë është...mund të jetë mall!!..por për kë? Ka kaq shum persona që desha por nuk i kam,pse më dhembb edhe një humbje më shumë kur kam mësuar se jeta ec nga fitimet dhe më pas nga humbjet. Nuk e kuptoj çfarë është duke ndodhur me jetën time kështu,është sikur një hymner e thellë që kërkon rrugëdalje por zgjidhja mungon!!

Mam ditët thjesht po ecin por jeta nuk po merr kuptimin,rrugët nuk po e gjejn fundin,diçka brenda meje ka vdekur dhe nuk mund ta gjej një dritë shprese.
Qenka rrënuar një ndjenjë që dot nuk po e rimëkëmb,paska heshtur një lumturi e plot brenda meje dhe buzqeshja ime është vetëm mbulimi i atyre dhimbjeve që unë ndjej...
Mam e ndjej të nevojshme të kem pran,e ndjej të nevojshme të gjej veten time afër teje,e ndjej të nevojshme të dëgjoj melodin e zërit tënd,e ndjej të nevojshme një diçka që s'do ta kem kurrë.
Dhe ajo diçka je ti,personi më unik që ka mundur të krijoj zoti,ajo dashuria prej nëneje,ajo butësia e prekjeve tua,ledhatimet,këshillat çdo gjë që të përket tyy është unike,unike që nuk ekziston më.


Një grumbull ëndrrash që po thyhen,një grumbull dëshirash që po treten,një mori fjalësh që po heshtin,një botë që po vdes ,një dashuri që s'do të ekzistojë kurrë.
Kështu vallë është e ndërtuar jeta apo kështu e kuptoj unë?
Në një jetë si kjo që po jetoj a mund të ekzistojë "Lumturia"? 
Në këta sy të mi a mund të ekzistoj shkëlqimi i buzqeshjes ?
Mund të rrjedhin lotë gëzimi apo gjithmon do mbetet trishtiimi? 
Kush e përfaqëson veten time Dhimbja apo Shkatrrimi?
Dhe çfarë rëndësie ka është e njëjtja gjë ndjehem e shkaterruar brenda dhimbjeve!!!
Jeta do të mbarojë një ditë por jo me buzqeshje..!!!!!

Jeta të zëvendëson dikë që do me dikë që s'do ta duash kurr...të bën ta humbasësh dikë të rëndësishëm dhe të fitosh dikë që nuk ka asnjë vlerë mbi jetën tënde.
Jeta ka rrugë të ndryshme por të gjitha rrugët kan një të përbashkët..."Dhimbjen",është e pamundur të jesh e lumtur pa vuajtur,është e pamundur të buzqeshësh pa qarë,të flasësh pa heshtur.
Në çdo rrugë ne na mbulon trishtimi,është diçka e bukur të kesh dikë që të bën të lumtur por ai person do të bëj ta njohesh dhimbjen më të madhe në jetën tënde.
Mos harro çdo gjë do kthehet,nese sot ke qarë nesër do buzqeshësh ty të mjafton të durosh,durimi dhe forca është gjëja më e fortë që një person mund të posedoj, keto s'mund ti rrëzoj askush.
Durimi për një jetë të lumtur,dhe forca për të pritur.


Vitet po ecin dhe ti po mbetesh e njejt...ndrysho!!
Koha po kalon njerzit po qeshin dhe diikush vërtet po ndjehet i lumtur...përtej kufirit të lumturis.
Në fakt jam shum e lumtur për të në të vërtet jam edhe e mahnitur se si e bën,ndërsa për vetën time ndjej keqardhje apo turp? 
Në të vërtetë ndjej turp që ende i thërras dhimbjes ende vuaj për diçka që s'ka kuptim,humba gjithë jetën pas një asgjëje pas një trëndafili pa petale vrapoja pas gjembave vrasëse që më shponin e më dhuronin dhimbje të madhe por ndonjëherë dhimbja dukej aq e ëmbel saqë mbyllja sytë e ndjeja në thellësi.
Por ishte vonë kur kuptova që ato gjemba në të vërtetë po më dërgonin drejt vdekjes kishin gjithë atë bukurinë mashtruese që të mahnitin që ngadal po më merrte me vete dhe po më fuste thellë në parfumin e saj...por kush posedonte gjithë atë trëndafil të bukur???Sigurisht aii....
Dikush që kishte çdo gjë mashtruese të fshehur pas fytyrës së tij të bukur pas paraqitjes engjëllore që të dërgonte në një qiell imagjinar pastaj të rrëzonte për tu përballur me realitetin më të keq të mundshëm.
Ndërsa ti rri vetëm strukesh dhe qan po përse fundi botës akoma nuk ka ardhur ndërsa ti ke gjitha mundësitë për të qenë e lumtur prandaj NDRYSHO DHE QESH GJITHMON.


Jeta më dhuroii suprizë kiki emoticon më fali dikë dhe diçka,dikë special dhe diçka të mrekullueshme..atë dhe dashurinë.
Dikë që më bën të ndjehem në një mënyrë që unë kurrë se kisha parë veten të tillë,nganjëherë dukem si e çmendur por nuk ka dashuri pa çmenduri.
Ndjehem si të jem dikush tjetër,është e çuditshme për ta imagjinuar por ja që unë e bëj,ndonjëherë harroj çfarë doja të bëja që ndalem para pasqyrës humbas duke buzqeshur më duket sikur e kam pranë,sikur më shtrëngon me atë përqafimin e tij të ëmbël.
Nuk e kuptoj se si,në fakt nuk ka rëndësi e dua me shpirt dhe kjo është e rëndësishme,e dua dikë aq të mrekullueshem,dikë unik një diamant që ka një vlerë të madhe që un pata fatin ta kem brenda zemrës sime.
Zot është pak të them"Faleminderit" që më dhurove një person si ai në momentin që mendoja se të tillë nuk ekzistonin në kët botë por përsëri faleminderit që ruajte një dhurat kaq speciale për mua,më dhe më shumë se që kam shpresuar,të kërkova një copëz të vogël lumturi ndërsa ti më dhe gjithë lumturin e botës me të.
Diçka që kisha harruar se çfarë është ta ndjesh,diçka që ai e bën të ketë vlerë para syve të mi ajo quhet dashuri....ajo dashuria e madhe që ndjej për të dhe do ta ndjej deri në frymën time të fundit.


Në jetë të presin rrugë të gjata dhe në të shumtën e momenteve janë të paqarta.
Do të kërkosh diçka të cilën s'mund ta kesh kurrë,do të kërkosh të shkoshh diku ku të pret dikushh por s'do jetë askush.
Do të pres një vendd plot vetmi,do të duash një prehër ku mund ta vësh kokën dhe të hapesh për dhimbjen që ndjen por para teje do jetë një vend i boshatisur por pa askënd pranë.
Jeta do të rrëmbej buzqeshje që do doje të mos mbaronin kurrë por është e pamundur sepse pas çdo buzqeshje ekziston një lot,ekziston një copëz dhimbje që nuk fiket kurrë,është diçka që s'mund ta harroj s'mund ta shkul nga shpirti im.
Një mungesë,një mall fjalët tua kërkuese "ku je,ku mund të gjej,pse më le?",që s'do marrin kurrë një përgjigje por do të vrasin sa herë ti e kujton dhe kët gjë e bën gjithmon.
Do të mungoj një përkëdhelje nga duart e pazëvendësueshme,do të mungoj një përqafim ndryshe,s'do ta kesh kurrë kjo gjë ty të është mohuar.
Jetën e jetove duke ecur e vetme,duke mësuar pas gjërave që ishin larg teje,jetove si fëmijë duke vështruar tek të tjerët se si është të kesh dashurinë e nënës,buzqeshje sepse ishte diçka e bukur por qaje që ti s'mund ta ndjesh kurrë.
Kjo është diçka që do të mungoj thellë në shpirt do të dhemb por ti do luftosh ta fshehësh siq bëre gjithmonë,dhe ti moj vetja ime do ta kesh të mohuar të kesh buzqeshje të dyfishtt sepse ajo buzqeshja jote do jetë deri në fund të jetës tënde e përqafuar me dhimbjen që ti ke brenda teje.


Jeta është e çuditshme me kthesa të ndryshme të besosh dhe të lëndohesh të tilla gjërash i takojnë vetëm të ashtuquajturës JETË.
Momente të paharruara nga një person i veçant,buzqeshje dhe fjalë të thëna me ëmbëlsi,të ecësh në një rrugë të mbushur plot njerëz me dikë që do duke ecur dor për dore dhe të mos justifikosh asnjë çast të largohesh por të jesh afër tij po të mundesh në çdo sekond dhe të mos ndahesh kurr.
Sepse një ndarje nuk është thjesht një e kaluar,një ndarje pas le dhimbje të mëdha,lot që nuk reshten aspak...
Është kaq bukur ta kesh dikë pas vetes që të shikosh thellë në sytë e tij ta shohësh me aq admirim buzqeshjen më të bukur që ka ndonjë njeri në kët univers,është kaq e mrekullueshme ta ndjesh lëkurën e tij afër tëndes dhe akoma më e mrekullueshme ta dëgjosh teksa të thot fjalët më të bukura që ke mundur të dëgjosh ndonjëherë se si me kaq ëmbëlsi të thotë të dua dhe ta thotë duke ndjerë edhe brenda zemrës së tij.
Se si në çdo çast kërkon një arsye madje edhe më të voglën që ta dëgjoj zërin apo të shoh kjo është dashuria më e bukur që ekziston të kesh dikë që të do dhe e do.
Por një gjë një dashuri e tillë për mua është vetëm një ëndërr që ngadalë po bëhet realitet.


Lufto e kurr mos u dorëzo...ishin fjalet e mia te shpeshta që i thoja vetës,ishin përshpëritjet që i bëja zemrës sime,ishin tingujt që përsëritja mendjës.Mund të jesh e lumtur mjafton të kesh vetëbesim dhe forcë,askush në jetë s'mund të bëj të duash apo të urresh jetën kur ti e bën vetë.Askush nuk është aq i rëndësishëm sa që mund të jesh ti për veten tënde,askush smund të dhuroj buzqeshje kur ti nuk i dhuron vetvetës.Edhe un përshpëritja me plot dhimbje fjalët "S'mundem më"!!!
Isha edhe un ajo që jetoja në fund,e ndjeja se po fundosem në fakt u fundosa por isha unë ajo që rilinda përsëri,isha ajo që solli në jetë një person tjetër.Mund ta them me plotbesim se e pelqeja këtë vajzën e re,rilindi me plot forcë,me plot besim dhe me nje buzqeshje që askush më nuk po mund ta shuante dhe ishte ajo që luftonte që me çdo kusht që kjo buzqeshje të jetonte.Thuaj edhe ti vetes tënde se mundesh"LUFTO DHE KURRË MOS U DORËZO"!


Në dreqq...përse pikërisht unë??Pse gjithmon mua?
Pse duhet ta lija të ikte,ishte mundësia e fundit ta ndalja dhe nuk bëra gjë vetëm rrija e vështroja,kisha vënë duart në nofulla,kisha vënë bërrylat në gjunjët e mia dhe vetëm rrotulloja sytë sa andej sa këtej,por nuk bëja gjë thjesht rrija e shikoja.
Pse e lash të më ikte nga dora,pse e lash të ikte mundësin më të mirë të jetës,pse dot nuk po hidhja as një hap drejt kësaj mundësie,pse dot nuk u zgjova dhe të vrapoj por qëndroja e ulur e heshtja.Ahh ishe e vetmja gjë që do më shpëtonte nga errësira e vetmisë time,ishte e vetmja udhë për të cilën do gjeja lumturin time do gjeja vetën time që nuk e njoh.
Në dreq pse gjithmonë këto gjëra më ndodhin mua,pse më ikin gjërat nga duart,dhe unë nuk bëj as përpjekjen më të vogël që ta ndal ikjen e tyre...por gjëja për të cilën jam penduar që e lash të ikte ishte ai Treni që do më qonte në udhëtimet e botës ku do realizoja ëndrrat e mia që tani po treten.


Gjithmon kërkojm diçka që në jetë s'mund ta arrijm kurrë.
Gjithmon duam diçka që për ne është e mbaruar.
Gjithmon shpresojm mbi gjërat e pamundura.
Gjithmon ëndërrojm diçka që realiteti e urren.
Do të ekzistoj një "Gjithmonë"përgjithmonë.
Para vetës kemi diçka që nuk e vlerësojmë.
Një kujtim,një fjal,një buzqeshje,një"Gjithmonë bashk"
Ndonjëher para nesh kemi çaste që mund ti kapim por ne i lejojm të ikin.
Ndonjëher duket sikur gënjejm kur themi se jemi të lumtur,
Natyrisht edhe kur mendojm se jemi të mërzitur ne jemi duke gënjyer.
Jeta është në çdo hap një gënjeshter.


O zott kam kaq kohë që nuk të kisha pyetur...
Pse jeta është kaq e hidhur kaq e padrejt me ne? 
Pse duhet të duam dhe të lëndohemi? 
Pse arsyet e jetës po ikin?
Pse shpresat po shemben?
E di se është gjëja më e bukur që ka mundur të has në jeten time,
E di se është personi më i rëndësishëm ,
E di se e dua me shpirt dhe për këtë gjë s'do pendohem kurrë.
Po përse duhet ta bëj veten të përpiqet ta harroj kur zemra e kishte ngulitur fort pas vetes,kur shpirti nuk do ta lëshoj sepse ai atë e mban të gjallë....
A do jetë kështu deri në fund të jetës time,a do ta dua deri n'frymëmarrjen time t'fundit,a do të qaj deri kur t'më mbyllen sytë përgjithmon apo ndoshta do të vdes duke munduar ta ndal dhimbjen?
Një gjë mund të jetë që do më shoqëroj në çdo stinë të jetës "Endrra sikur do jemi bashk për tërë jetën"


Jeta mbi të gjitha i përket fjalës shoqëri...
Eshtë e lidhur në çdo detaj të jetës me të,në çdo fshehtësi,në sekrete të mëdha dhe ndonjëherë kaq misterioze por ekziston mundësia ti besosh dikujt më shumë se vetës tënde ..
Një tjetër aspektt të shohësh vetën tënde në mënyrën se si e shfaq tek dikush tjetër,se si dikush të bën të adhurosh miqësin dhe ta quash gjëjën më të bukur që ka krijuar universi.
Në të vërtetë janë shumë të rrallë ata që ecin bashk me ty në vështirësit e jetës dhe qëndron tek ato të bukurat por në të vërtetë ekzistojnë të tillë miq,nëse dikush sot të kishte zhgënjyer mos e shuaj besimin tek të tjerët që kanë bërë çdo gjë të mundur ta fitoj besimin tënd dhe e ruan atë si gjënë më të shejt të jetës së tyre.
Unë të tillë mike kam dhe është gjëja më e bukur të cilën kam mundur ta njoh,është dikush unik dhe personi me shpirt mirë që më bëri edhe mua të tillë,është dikush pa të cilën një ditë e kaluar pa të është sikur jeta mori vite prej meje,është dikush që më bën kaq të lumtur në çastet më të mërzitura të mia dhe habitem se si e bën.
Këtë gjë e di vetëm ajo se si vepron se nga e gjen atë shakan e saj apo ato veprimet e saja që vërtet më bën të ndjehem personi më me fat në gjithë botën.
Nuk e ndjej mungesën e një motre që nuk ma dhuroi jeta në fakt jeta më dha diçka akoma më të bukur që se është "motra" është diçka e veqant diçka e mrekullueshme,diçka speciale prania e saj në jetën time.
Dua që çdo hap të jetës ta bëj bashk me të,dua që çdo sukses apo buzqeshje timen ta ndaj me të dhe po te ishte e mundur edhe ajo të ketë akoma më sukses dhe të jetë akoma më e lumtur se unë kjo do ishte gjëja që do të më bëj të lumtur pa mas.
E dua në ditët më të bukura të jetës sime dhe të jem pjesë e momenteve të saj më të lumtura ...

Një tingull...një refren apo një këngë e tërë është diçka që më bën të futem në kujtime...një tingull që përshkruan melodin e lotëve që u derdhën,një refren duke thën dhimbjet brenda shpirtit,dhe një këng të më tregoj se çdo gjë kishte mbaruar një kohë.
Një varg ëndrrash të parealizuara që u treten në erresirën e kësaj zemre të vrarë,copëza të imëta të thyera përjetesisht në shpirt.
Rrugë të gjata,vende të pavizituara,fjalë të lëna bosh,dhe në fund një zemër të shkelur fortë.
Pamundësia e të qenit e lumtur,pamundësia e të dashuruarit përsëri,mundësia e pambaruar e vuajtjeve...përse vallë kështu?
E meritova apo është çdo gjë e padrejtë? 
Se si ta kuptoj nuk e di,se si të flas nuk gjej mënyrë,të shprehem,të zbrazem,të bërtas,të qaj pa limit dhe përsëri do jetë e thyer brendësia ime.
Lutjet para se të flej,rrobat e lagura nga lotët sikur të ishin shi,e dehur në një dashuri që s'do më vij kurr...Po shpresa ime ?? 
Kishte vdekur apo më mbyti mua? 
Këtë gjë s'mund ta di kurrë askushh!!

Përse??? Pyes veten pse?? 
Përse duhej të jetoja një jetë kaq të gjatë ku fundi nuk i dihet,pse duhet të marr frymë kur ndalet përmes dhimbjes,pse gjithshka mbaroi sapo filloi?
Pse pres kaq gjatë në një vend ku s'do të vij askush dhe unë përsëri nuk resht së shpresuari? 
Pse dua kaq shumë?Pse jam kaq e ndjeshme? Pse ëndërroj për hiq asgjë? 
Më duket sikur edhe kur jam duke ngrën diçka më ngec në fyt por pse?
Janë shkak kujtimet,lotët,e kaluara apo unë? 
Sigurisht që nuk do resht kurr së pyeturi pyetje budallaqe...sepse askush s'do më pergjigjet kur s'mundem unë vetës sime!
Përsëri duhet të ec e heshtur në atë rrugë ku s'ka asgjë që më pret mua,përsëri do flas pa heshtur asnjë çast sepse disi duhej ta bëj ta harroj të kaluarën,që buzqesh për asnjë arsye ashtu kot por është e vetmja menyrë ta mbuloj së paku gjysmën e dhimbjes që e ndjej brenda meje.


Ndjej diçka...është si një rrufe si një zjarr që më djeg,si një shi rrebelësh me copa të mëdha gurësh që bijn mbi mua dhe dot s'mund t'ju ik.
Ndjej diçka dhe ajo po më mbytt,nuk e ndjej as lëkurën time më duket sikur nuk jam në trupin tim sikur shpirti im po udhëton mbi ajër dhe s'mund të futet brenda askujt madje as brenda vetës sime sepse ai shpirt më përket mua.
Udhëton sa andej dhe sa këtej,por përsëri nuk vie tek unë,nuk dëshiron të jetoj pranë zemrës sime madje nuk dëshiron të jetoj brenda një personi si unë...Si unë?? Ashtuu ështtë !!!Brenda dikujt që qan dhe e mbyt edhe pse shpirti nuk vdes kurrë,por unë sikur dua ta zhduk...çfarë po ndodh me mua? 
Pse duhet të bëj vetën të vdes vazhdimisht ? 
Në të vërtetë unë nuk doja të isha kështu,do doja të isha një person pa ndjenja dhe pa një zemër që askush të mos ketë fuqinë ta lëndoj dhe ti fal dhimbje....
E pamundur sepse dhimbja ekziston tek çdo person që brenda ka një zemër dhe një shpirt...sado të kundërshtosh jeta është e tillë dhe ne duhet të pajtohemi të jetojm me ndjenjat që ngjallen tek ne si një mot i lig.


Një ditë do të vij tek ti. ...atëherë kur çdo gjë që ishe përpiqur ti krijosh do të shuhen,çdo gjë që ishe munduar ta realizosh një ëndërr do rrëzohet...dhe ti sigurisht që do krijosh përsëri gjëra tjera dhe përsëri do ndodh që do vi dikush ti prish të gjitha dhe ty të mbetet të mundohesh të ndërtosh një pallat në veten tënde sa herë të rrëzoj dikush por mos harro që kur ai pallat të ndërtohet me forcën tënde ajo s'mund kurrsesi të shuhet nga të dobët si ai.Prandaj çdo gjë në jetën tënde bëje me forcë dhe shpresë që asnjë njeri të mos mund ta rrëzoj buzqeshjen tënde

Ngrije kokën lart dhe mos u rrëzo pse ajo u largua...nuk është fundi i botës,as ti nuk ke vdekur.Bota ka edhe miliona njerëz përse duhet të vuash për të ajo ishte ajo që humbi mos e humb edhe ti vetën tënde kur ajo nuk mundi të vlersonte.
Përse të qëndrosh i ulur dhe të qash...LUFTO
Mos bëj gabimin që mund të pendohesh më vonë,e di mund ta kuptoj që lëndoi ndjenjat e tua të thella por ti mësohu të perballosh,sepse po të mos mundeshim të përballemi me këto dhimbje bota do kishte vetëm fëmijë që nuk dijn se çfarë është Dashuria.
Në të vërtetë jeta është krijuar e tillë për të na lënduar duke larguar prej nesh personat më të rëndësishëm,personat që i ndjenim në thellësimet e zemrës.
Por mësohu të kundërshtosh dhimbjet,ngrije kokën dhe ec para sepse jeta të pret mbase të pret edhe dikush tjetër...mund të jetë dikush që do të dojë shumë dhe s'do të lejonte për asgjë në botë të humbiste.
Mos harro se ne kemi lindur duke qarë sepse nëse jeta s'do të kishte të tilla vuajtje ne do lindnim duke buzqeshur.Por nuk ka gjë kështu mund ta dijm më mirë vlerën e jetës...mos u dorëzo lufto të fitosh një mundësi të dytë për të jetuar,lind përsëri një person tjetër brenda teje dhe gjëja më e rëndësishme mos u rrëzo kurrë gjithmonë buzqesh.


Dhe çka tani????
Çka do të ndodh me ty???
Do të vuash sërish?
Do të qash përsëri? 
Apo ndoshta do të duash të mbarosh jetën tënde?
Në të vërtet kam përgjigje për të gjitha pyetjet e bëra!
"Dhe çka tani??"....Tani vazhdoj asgjë....
"Çka do të ndodh me ty??"...Asgjë nuk do të ndodh me mua ..
"Do të vuash sërish?"..Unë nuk e dija se kam vuajtur ndonjëherë!
"Do të qash përsëri?"....natyrisht por jo për të..
"Apo ndoshta do të duash të mbarosh jetën tënde?"...dhe përse për dikë që më zhgënjeu,për dikë që prita...të lutem mos shko përtej kufive sepse askush s'mund të më bëj të përfundoj jetën time,nëse ai nuk ishte afër meje,nëse ai nuk ishte i vetëdijshëm sa e doja përse unë të mbaroj jetën time...do të vazhdoj por kurrë s'do ta kuptosh si dhe pse.


E di shumë herë pata thënë se do të mundem edhe pa ty,s'do të kërkoj më por nuk bëhet me fjal,zemra ime nuk do të harroj të deshti shumë,pa ty asgje s'ka kuptim,pa ty jeta është monoton.Ishe i vetmi që e doja vërtet,të deshti edhe ky shpirti im,edhe këta sy u mësuan te shkëlqejn vetëm duke parë fytyrën tënde,atë fytyrën tënde engjëllore.E di do të largohesh,e di do të vuaj,sërish do të qaj në mungesën tënde,e di dikur do te shoh do të digjem nga dëshira për të pasur afër,për të përqafuar,por do të ecim si dy të panjohur ti do qesh por unë nuk mundem do të ul kokën dhe me një fshehtësi do pikin lot këta sy të mi.Nuk do mundem dhe një herë të vettme të flas,të dëgjoj atë zërin tënd të ëmbël që dikur më emiciononte,nuk mundem edhe një herë ta shoh shpirtin tënd përmes syve të tu,s'do ta ndjej më aromën tënde.E di ndoshta nuk do të qesh më kurrë,por kujtimet tona nuk fshihen ,un nuk i harrova ashtu siç bëre ti,s'do mund të harroj që më fale ato netë plot lumturi,ato çastet kur isha me ty ishin momentet më të bukura të jetës sime do ti kujtoj të tilla edhe pse do të vuaj që më nuk do persëriten,edhe pse do të dua të kthej kohën e shkuar nuk do mundem ti u largove më le për të mos u kthyer më .
Udhëtova gjatë nëpër rrugë që nuk i njihja por kjo nuk kishte rëndësi,doja te udhëtoja sa më larg jasht kësaj bote vetëm të gjej shtëpin ku ti gjete streh..doja te bëhesha edhe un banore e asaj shtëpie që mban ngrohtësin tënde mam.Por ajo ndodhet larg...në qiell,siq duket duhet të udhëtoj gjat nëpër kët bot,për të jetuar me ty duhet të jetoj jetën që më mban larg teje...por mungon forca,më mungon ti.
Kaq e vështir është të buzqesh kur arsya mungon,kaq e vështir ti mbuloj plagët kur më dhëmbin çdo dit,kaq e vështir të mos qaj kur brenda zemres sime bie shi,kur brenda shpirtit tim vetëtimat e dhimbjes jan kaq të mëdha por nuk bëjn zhurm,e ndjej brenda vetës sime dhe asnjëher nuk e shfaq por nuk mund ta përballoj është shkaktuar një njollë që nuk fshihet kurrë dhe ajo njollë je ti mam mbete njolla më e madhe në shpirtin tim është mungesa jote.Buzqesh por asgjë nuk është siq e tregojn syt e mi sepse ata shkelqejn sepse lotët i dhan shkëlqim atyre por jo nuk jam e lumtur dhe nuk besoj se mundem të jem një dit por të buzqesh nuk do ndaloj kurr sepse ajo fsheh gjërat që shkaktohen brenda meje.

Dita ditës dhimbjet veq po shtohen,fjalët po heshten,çdo gje e bukur po shuhet,netët e vetmuara rriten minut pas minute.
Dhe malli imm.....ajo vetëm sa më kaplon çdo sekond që kalon nga jeta ime,e kujtoj brenda syve të lotuar,brenda dhimbjeve që ndjej.
E imagjinoj një jetë me të edhe pse ajo mbeti në mendjen time,edhe pse ai imazh zhduket sa herë që sytë e mi hapen..ahhh sa do doja të mos hapeshin kurr që imazhi që shoh,imazhi që ndjej të mbetet përgjithmon në syt e mi.
Më mungon,më mungon prania e saj,më mungon çdo gjë që i përket asaj,do deshiroja edhe un të ndjej aromën e saj prej nëneje,doja të ndjej atë gjënë e veçant që ajo posedon në vete.
Mund ta kuptosh që po qaj por kurr atë që po ndjej"atë dhimbjen",mund të më shohesh që qesh por kurr nuk do ta shohësh atë strategjin që ndodh brenda meje,atë zemrën që është thyer në miliona copash.
Më mungonn mammm aq sa s'mund ta përballoj një jetë pa ty,aq shum sa që orët që më kalojn janë ditët më të këqija,dhe e di se të tilla do të mbeten gjithmon...sepse kur ti nuk je çdo gjë për mua shuhet dita ditës.



Duhej të ma kishte thënë dikush se në jetë duhet tu bindemi gjërave që ne jetojmë,duhet të ma kishin thënë se të dashurosh do të thotë e pamundur të jesh me të....
U fundosaa brenda kësaj dashurie dhe vetëm hesht,nuk mundem dot ta fsheh,nuk di se si,nuk gjej asnjë mënyrë që ta dëgjoj,ta shoh,ta ndjej dhe përsëri të mos harroj "Ai nuk është i imi"...
Nuk di se si ta bëj veten që ta harrojj se e dua,nuk e di se si ta bëj të mundur që të mos e ndjej akoma më shumë kur ai më bën të lumtur në mënyrën e tij...e di se është një shpresë që çdo ditë do të vdes ngadal dhe në fund të saj do jetë edhe vdekja ime bashk me atë ndjenjën që s'mundem ta largoj ajo do të më shoqëroj në rrugëtimin e një jete tjetër.
O zoti im çdo ditë të kam kërkuar diçka kur un kisha gjithshka dhe mbi të gjitha është shëndeti im,kam duar e këmb,trupi im funksionon aq mir dhe për kët gjë të falenderohem ty o zoti im.E di se u rebelova aq shum nga gjërat që ti më dërgove ti jetoj,nga vuajtjet e di se përmes tyre ti më forcon ta jetoj jetën dhe ta di vlerën e saj.Të lutesha të më largosh këto dhimbje por tani të lutem mos më le pa dhimbje sepse kur dhimbja sundon mbi mua kuptoj edhe dhimbjet e të tjerëve dhe nuk dua të qesh me lotët e tyre,të lutem zot më jep fuqin të bëj të qesh dikë që vuan,dikë që ka mungesë në jetën e tyre.Të lutem zot më jep forcë ti jap mbështetje jetimit,të lutem zot mos më largo nga njerëzit që vuajn dua ta kuptoj dhimbjen e tyre dhe të ju ndihmoj kaq dua un...nuk dua që kët jetë ta jetoj duke menduar vetëm për vuajtjet e mia kur dikush nuk ka asgjë,kur dikush nuk ka shëndetin,dikush që nuk ka streh,të lutem zot ndihmo ata jo mua sepse un kam të gjitha,ndihmo ata që mbetën duke fjetur në rrugë,ata që nuk kan buk për të ngrën,të lutem o zoti im mendo për ata,prano lutjet e nënave që kerkojn nga ti të shërohet fëmija e tyre sepse ata të besojn ty mos i zhgënje o zoti im,bëj që edhe ata të kanë atë që un kam shëndetin,bëj të qeshin fytyrat e fëmijëve që nuk kanë prindër le të shkëlqejn syt e tyre nga lumturia por askënd mos e le pa dhimbje sepse ajo të bën të kuptosh çdo të thot lumturia.
E dii tii çdo të thotë të jetoshh kur je e vdekur në shpirt,
E dii tii çdo të thotë të qeshësh përderisa përbrenda qan,
E dii tii çdo të thotë të vazhdosh të kundërshtosh me jetën,
E dii tii çdo të thotë të dëgjosh se si rrahjet e zemrës dobësohen ,
E dii tii çdo të thotë të thuash" E harrova" duke e kujtuar me mall,
E dii tii çdo të thotë të mundohesh të jetosh pa të,
E dii tii çdo të thotë të mos kesh perqafimin e saj çdo natë,
E dii tii çdo të thotë të mos dëgjosh këshillat e saj,
E dii tii çdo të thotë të jetosh një jetë të tërë pa të,
E dii tii çdo të thotë të kesh mall për të çdo moment por pranë mos ta kesh,
Jo ti nuk e dii vlerën e saj përderisa e kundërshton në fjalët e saja,
Jo tii nuk e di çdo të thotë të kesh mall për të përderisa ajo është aty sa herë ti e kërkon,
Unn e kërkojj po nuk mundet të vi...iku,
Unn e thërras por s'mund të më kthej përgjigjen...ajo nuk kthehet më,
E kërkoj një përqafim të vetëm edhe pse të fundit...është e pamundur,
E dii nuk e njoha,nuk do ta njoh kurrë në jetën time...por mungesën e saj e njoha,e kuptova.Sikur një herë të vetme të degjoja fjalët e saj,zërin e saj,ta shoh atë shikimin e saj në mes lotëve .
Në ënderr çdo natë e kam pranë por pse kur hap sytë ajo nuk është aty ,pse në momentet më të bukura të gjithë janë por ajo nuk është,pse në ditëlindjen time të gjithë më urojnë por ajo nuk gjendet askund,pse më la të vetme,pse kjo jetë e hidhur,pse të gjith heshtin kur kërkoj gjënë e vetme të dii pse ajo shkoii më la të vetme të jetoj një botë që s'ka rëndësi për mua,një jetë pa rëndësi ,është e parëndësishme jetoj apo vdes sepse shpirti im kishte vdekur në ditën kur ti pushove së rrahuri zemrën tënde,në momentin kur ti mbylle sytë pa më thënë asnjë fjalë të vetme .


Sa dashuri kishin vdekur duke u ndjerë nga heshtja...sa njerëz kishin frikë për të thënë një fjalë"Të dua".
"Të Dua" është diçka që vetëm dikujt të veçant mund të ia thuash,vetëm një personi që vërtetë e ndjen në thellësi të zemrës dhe jo gjithkush e vlerëson.
Në fakt janë të paktë këto fjalë por kanë kuptim të madh...ndonjëher ka fuqinë të ndryshoj gjithë jetën tënde .Nëse e do vërtetë mos hezisto të ia thuash sepse kurrë nuk e dijmë se çfarë do të ndodhë me ne të nesërmen,dhe kurrë nuk mjafton koha për tu çmallur me dikë që e do në çdo çast pranë vetes.
Mos u mendo asnjë çast thjesht thuaj atë që ndjen do ishte më bukur sikur ai person të shihte sinqeritetin tënd dhe jo frikën që të mbulon.
Thuaj vetëm atë që ndjen në zemër aty është më e bukura se sa një poezi,mjafton edhe thjeshtt të shohësh në sy dhe thjesht të imagjinosh momentet e bukura me të dhe të krijosh mundësinë që ato momente të përjetohen.Prandaj kurrë mos prit të thuash"Të dua"edhe pse ndjen frikë,lufto dhe kurrë mos u tërheq.

Kaq e thjeshtë mund të jetë kur mbyll sytë dhe humb në një botë tjetër,në ëndrra,në iluzione të pafundme dhe futesh thellë e thellë në lumturinë e asaj që jep dashuria.
Dashuria është diçka e pakrahasueshme,një ndjenjë që na bën tjetër,një çmenduri që na kaplon dhe ne nuk jemi të aftë ta kontrollojm.
Posedon mijëra shikime të kapura fort pas lumturisë,të veshur me buzqeshje,të lidhur me shpirt dhe gjithmonë të pandashum me zemër.
Ajo e cila gjithmonë është aty të na largoj larg trishtimeve dhe lotëve,është ajo e cila na mbulon me kujtime të paharruara me zëra të qeshurash,me fjalë të ëmbla dhe gjithmonë me ndjenja që nuk mbarojn kurrë.
Kjo është ajo që lidh dy persona fort pas vetes dhe ajo quhet "DASHURI".

E tillë është jeta mbetesh në boshësi për pak kohë dhe pastaj ndjehesh e lumtur,ndjenjat ndryshojn kohë pas kohe dhe kurr nuk jan njësoj,ndonjëher janë me pak shije te hidhur dhe ndonjëher nuk mund ta shpjegosh.
Do të takosh njerëz me karaktere të ndryshme dhe do përballosh momente të ndryshme por kurr nuk do ekzistoj fjala "janë të njëjta".
Janë mënyra të pashpjegueshme dhe të paarritshme,horizontale dhe vertikale ndonjëher edhe të pakuptuara.
Jan disa njerëz që duhet kohë e gjatë të gjesh diferencën e tyre dhe disa që të dhurojn kohë të shkurtër për ta kuptuar,e gjitha që duhet të kesh është shqisa e të kuptuarit mirë dhe e pashmangshme.
Ekziston vendos'shmëria dhe pavendos'shmëria,të gabuarit dhe mos gabuarit,fjalët e thëna e të pathëna,tinguj të dëgjuar dhe ato të heshtura,gjithshka dhe asgjë,një tokë dhe një qiell,të ndjenjurit çdo gjë dhe asgjë,të dashuruarit çdo gjë dhe të dashuruarit asgjë.
Kësaj bote i takon e gjitha dhe asnjëja...askush s'mund të kuptoj diferencën mes kësaj jete dhe mesjetës prandaj ne kurr nuk mendojm kur lëndojm dikë thjesht e bëjm ashtu si vi momenti pa menduar për të ardhmen.

Kush do ta kishte thënë që një ditë do dorëzohesha dashuris dhe do mbyllesha brenda saj e të mos mund të gjeja dalje.Kush do ta kishte thënë se unë do mësoja të dashuroja duke jetuar në mesin e urrejtjes...është e vështirë ta kuptoj si mësova të dua,si mësova të qesh dhe ajo më e bukura të ëndërroj.
Cila është arsya ...është jeta apo personazhi,apo është dashuria e madhe që ndjeja për një personazh.
Apo mund të jetë jeta që të sprovon me gjëra,apo ëndrrat e mia të pambaruara më mësuan....kishin thënë se jeta është një lojë por nuk dite ta luash do të vuash.
Në fakt jeta e përmban gjithmonë lumturin,vuajtjet dhe lotët por jo gjithmonë për të njëjtën arsye.Esht shum e vërtet që jeta është lojë por vetëm për ata që ende janë fëmi ata e mendojn të tillë jetën,sepse të rriturit kan jetuar gjithshka dhe vetëm ata mund ta kuptojnë se jeta jo gjithmon luan me ne.
Prandaj ne bëhemi peng të vetvetës duke dashuruar dhe duke urryer dhe gjithmonë veprojmë me ndjenjat tona dhe jo me natyrën e jetës sepse jeta është shumë e bukur por e veshtirë për ta kuptuar.

Mamm....diçka po ekzistonte tek unë,dhe është ajo ndjenja që e ndjej shpeshh. ..e dii.Është ajo dhimbja që shpesh godet shpirtin tim,është ajo zhurma e madhe e lotëve që s'ndalen,ato veç shtohen në çdo frymë që më kalon.Është ky pasqyrimi i syve që shkëlqen shkaku i lotëve,të shoqëruara me trishtim,me një të kaluar plot dhimbje.Në zemrën time ekzistojn mijëra copash të thyera,një zemër që ende rrah por nuk ndjen.Kurrë se kisha kuptuar atë ndjenjën që ti dhuron,kurrë se kam kuptuar cila ndjenjë fshihet pas thënjes"Nënë".Do vdes pa e kuptuar kurrë,do vdes pa e ndjerë,do vdes me kureshtjen "Si do ishte të ekzistoje ti?".Do doja të vdisja,të ik larg kësaj bote që për mua s'ka rëndësi,nuk është askush arsye që unë duhet të jetoj,por ekziston arsya pse unë duhet të vdes dhe ajo është që unë dua të jem bashk me ty mam.
Jam lodhur....jam lodhur duke qëndruar në heshtje kur kam shumë për të thënë,jam lodhur duke fajësuar veten për diçka që nuk kam faj,jam lodhur duke jetuar kur duhet të vdes,
Në të vërtet u lodha nga vetja ime që nuk është kurrë njësoj,u lodha nga këto ndjenja që çdo ditë lëndojn,u lodha nga kujtimet që kujtoj e më vrasin.
U lodha me fjalët e njëjta çdo ditë,u lodha me ëndrrat e njëjta,u lodha duke kërkuar diçka që s'do ta kem kurrë,u lodha me përpjekjet e mia për të arritur diku dhe në fund jam askund.
U lodha nga jeta që befason çdo ditë,u lodha nga frymëmarrja ime,u lodha nga lotët e mi,u lodha nga çdo gjë që i përket një Dashurie.
Ëndërroja të jem me ty jo të lëndohesha nga ti,ëndërroja të qeshja me ty e jo të qaja për ty,ëndërroja të ecnim bashk e jo të rrëzohem shkaku yt.
Gjithçka qka ëndërrova nuk u realizua çdo gjë e mori anën e kundërt dhe atë më të keqen e mundshme.Mallkuar qoft dita kur të njoha,mallkuar qofshin "të dua-t"që ti thash ty,mallkuar qofshin puthjet që ti dhurova.
Tu dorëzova me gjithë shpirtin tim,të dorëzova çdo gjë të vleshme për mua,të dorëzova zemrën time dhe pse?Për këto lot?Për këto dhimbje?Për kët vuajtje që s'ka fund?....
Ja tani vuaj pasojat e kësaj dashurie të madhe që ndjeja për ty,kësaj dashurie që nuk është dashur të ekzistoj,kësaj dashurie që mori çdo gjë që më përkiste,dhe më fali gjërat e thyera,gjërat e shkatrruara në fakt më fali veten time të shkatrruar dhe të thyer.
Mbeta vetëm me vetmin time,mbeta me boshësin që mbeti brenda meje,është ajo që më shoqëron në stinën e dimrit,në ftohësin e saj,dhe asgjë nuk më ngroh shpirtin tim,por kjo zemra ime ç'kishte që u bë akull e gjitha,që u ngri dhe nuk rreh më,ç'kishte që po mi përplas në fytyrë të gjitha gabimet dhe momentet që kalova me të,këtë s'mund ta kuptoj.
Ndoshta s'mundem më ta kuptoj as veten time,dhe më e keqja është që nuk dua të jetoj por më duhet të jetoj sepse në jetën time ende s'kan humbur arsyet,ende ekzistojn disa njerëz që kam besim që nuk do më zhgënjenj,nëse e bëjn edhe ata në dreq me jetën do të dua ti jap fund çdo gjëje.

A e din pse ata kajnn,a e din ti nje hall te tyre,ke pyetur ndonjeher gjdo te thot te mos kesh,je perpjekur te pakten njeher te ndihmoshh ose tu kthesh nje buzqeshje qe per ta do te ishte gjithshka.Ata mbeten te vetmuar ne ket jet por perseri vazhduan te jetonin,perderisa ti jeton ne nje luks ata nuk kan as shtepii per tu ngrohur,perderisa ti shijon ushqimet me te njohura ata luftojnn per te ngrenn sado pak vetem te jetojn.Mbeten vetem pa familje,pa streh, cila ishte ardhmeria e tyre nuk e dinin,vetem te kaluaren e trishtuar,mbyllnin sytt gjithmon me lot, a kishin edhe ata endrra sikur ne,a enderronin nje jet sikur ne kete askush nuk e di askush nuk pyet per ta.
Sikur njerzit te kuptonin ndjenjat e tyre bota do ishte me e bukur edhe keta nuk do mbeteshin te vetmuar pa askend,sikur te ekzistonin njerez me zemer te paster ata do jetonin te lumtur me mbeshtetjen tonë por kesi njerez te pakt ka kjo bot.

 
A e din pse ata kajnn,a e din ti nje hall te tyre,ke pyetur ndonjeher gjdo te thot te mos kesh,je perpjekur te pakten njeher te ndihmoshh ose tu kthesh nje buzqeshje qe per ta do te ishte gjithshka.Ata mbeten te vetmuar ne ket jet por perseri vazhduan te jetonin,perderisa ti jeton ne nje luks ata nuk kan as shtepii per tu ngrohur,perderisa ti shijon ushqimet me te njohura ata luftojnn per te ngrenn sado pak vetem te jetojn.Mbeten vetem pa familje,pa streh, cila ishte ardhmeria e tyre nuk e dinin,vetem te kaluaren e trishtuar,mbyllnin sytt gjithmon me lot, a kishin edhe ata endrra sikur ne,a enderronin nje jet sikur ne kete askush nuk e di askush nuk pyet per ta.
Sikur njerzit te kuptonin ndjenjat e tyre bota do ishte me e bukur edhe keta nuk do mbeteshin te vetmuar pa askend,sikur te ekzistonin njerez me zemer te paster ata do jetonin te lumtur me mbeshtetjen tonë por kesi njerez te pakt ka kjo bot.
Të jetosh në një shtëpi të vogël apo të jesh i uritur për ushqim nuk është më keq sesa të kesh një shtëpi të madhe dhe të jesh i vetëm, nuk është më keq sesa të jesh i uritur për dashuri.
Të kesh emër të madh e të jesh pa familje,të kesh para por jo ëndrra.Asgjë nuk zë vendin e dashurisë dhe lumturisë në kët botë kaq mizore.Të kesh famën por jo shokët,mund të posedosh një vilë por ajo nuk ka vlerëkur brenda saj nuk brohoritin buzqeshjet.Prandaj mos u bër i verbër ndaj gjërave më të bukura se pasuria,njëra ndër ta është familja gjëja më e pazëvendësueshme.Mos i mbyll sytë e të ecësh në errësirë kur ke mundësin të shohësh dritën dhe kurr mos i lër nevojat e prindërve për diçka më të vogël sepse ato mund të presin por prindërit jo,ata sot janë neser jo prandaj jetoje çdo ditë të jetës me dashuri sikur do ishte dita e fundit për ju.
Jetuam me lot,pam çdo gjë që po shuhej e po shkatërrohej,pam fëmi që po masakroheshin dhe askush nuk bënte asgjë,shikonim pleq që po vrisnin pa u menduar dhe sërish askush nuk bënte asgjë,shikonim gra që po dhunoheshin dhe përsëri e përsëri askush nuk bënte asgjë ishin ata që vrisnin që nuk bënin asgjë sepse kur merrnin mijëra shpirta në një ditë të vetme lumturoheshin nga kjo gjë,dhe vetë gjaku ityre ishte i masakruar ashtu si shpirti i tyre.Gjaku i foshnjave të porsalindura po derdhej dhe nënat e mjera spo mund të bënin asgjë atyre i vranë shpirt e zemër,ato i mbytën me dhimbjen më të madhe.Rrugët ishin mbushur me njerëz të masakruar të mbushur fytyrën me lot,ishin nacionalistët serb ata që shkaktuan këtë dhimbje,që dogjën shtëpi,vranë ata që kundërshtonin të pranonin gjuhën serbe,u vranë ata që adhuruan dhe dëshiruan të mbeten shqiptar që dëshironin fenë e tyre muslimane.
Në vitin 1999 çdo gjë mori flakë,zarri mbuloi edhe qiellin dhe asgjë nuk mund të shihej pos tymit që na mori sytë.Po dëgjoheshin fëmijët duke qarë nga frika dhe s'mund ti ndalonin asessii,mijëra njerëz të uritur,mijëra lutje "O zoti im më shpëto".
Lotët e të pafajsisë s'do mbeten pa u dënuar,çdo gjë që u bë s'do mbetet pa u kthyer.Zoti vonon por kurrë nuk harron.

"Fitues është ajo që ka përballuar sfidat e vetme."Jetova një jetë të gjatë e vetmuar,pa prindër,pa shoqëri,gjithmon qëndrova vetëm me heshtjen time.Jetova gjërat që do të ishte e pamundur ta imagjinosh,jetova momente që vështir do ti ndjesh,dhimbje,trishtim,lot,ankthe këto ishin gjithmon prezente në jetën time.Po nëna...? Ku ishte ajo? Ehh ajo shkoii u zhduk nga jeta ime,ajo ndaloi duke jetuar,ndaloi frymëmarrjen e saj. Heshtii duke mbyllur syt duke lën në kët bot persona që do ta kërkojn.
Po mua si më la? Të vetme si foshnjë...mbylli dyert e kësaj bote duke dëgjuar zërin tim që qaja.Më la pa mbrotje,pa ngushllim,më la me mijëra pyetje,më braktisi,më dënoi me mungesën e saj.
Mësova gjërat e jetës duke përballuar ato,u rrita pa thirrur asnjëherë"Nënë".
Po babai im?Ai ku ishte?Më la edhe ai?Krijoi jetën e tij,krijoi familjen e tij por pa mua.Në jetën e tij un mungoja,as atë nuk kisha afër kur e kërkoja.Kërkoja ngushllimin e tij,mbështetjen,këshillat...ishte e pamundur. U rrita edhe pa të.
Gjdo gjë e bëja e vetme,çdo hap,çdo rrug.Sytë e mi panë ëndrra të tmerrshme por i përballoja e vetme,jetova një realitet që askush sdo ta dëgjonte po të ishte përrall e trishtuar.
Po un?Si arrita tani këtu?Ishte forca ime ajo që më solli këtu në fundin e kësaj rruge,mblodha forcat për ta jetuar jetën që nëna ma dhuroi ndërkoh jetën e saj e braktisi.
Po të mos e jetoja do ishte padrejtësi ndaj asaj që ma fali sepse do tradhtoja dy jetët e pajetuar.Vazhdova edhe pse e vetme vetëm për ta gjetur mrekullin që jeta përmban.E gjeta në personat që ishin vetëm kalimtar në jetën time.Te mrekullueshmen e gjeta brenda zemrës së tyre,ata me prezencën e tyre më dhanë akoma forcë për të jetuar.
Do të vazhdoj sepse me këmbënguljen time do të fitoj do vazhdoj deri në momentin kur Zoti do më thotë"STOP".

Ditët kalojn ashtu si një jetë kaloi,një lot ndaloi ashtu si ndaloi një buzqeshje,jeta po ftohej çdo ditë më shumë,ditët e bukura mbaruan,pafajsia,mbaruan ditët e fëmijëris erdhi koha të kuptoj për fatin e zi që më gjeti mua.
Erdhi koha të kuptoj për prindërit që nga unë u larguan,isha fëmi e mendoja botën aq të bukur,e mendoja se në çdo njeri ka vetëm lumturi dhimbjet dhe lotet ishin të panjohura për mua.E mendoja jetën me shumë ngjyra dhe jo të errët në fakt këto ngjyra kjo jetë e bukur ishte një ëndërr që unë e jetoja por u zgjova një ditë...atë ditë kur më thanë,atë ditë çdo gjë e bukur u shua,atë ditë ku gropëzat që bëheshin në faqet e mia kur qeshja nuk po shfaqeshin më,atë ditë kur jeta mori kuptim tjetër.Ahh atë ditë që s'mund ta harroj kurr isha vetëm një fëmi 7 vjeç,atë ditë kur më thanë që Mamii im kishte vdekur ajo nuk ishte kurr me mua.
Atë ditë kur zemra ime ndaloi çdo rrahje,atë ditë kur fjalët më nuk po flisnin i zuri heshtja,atë ditë që bërtisja,atë ditë kur për herë të parë ndjeva një dhimbje,nuk e dija çfarë ishte nuk e njihja por brenda meje çdo gjë dhimbte,kurr nuk u ndjeva aq e palumtur aq e pafuqishme....u shua çdo gjë,asgjë më,asgjë nuk po më kthente siç isha,në atë fëmjën që qeshte pafajësisht,atë fëmijën që fshinte lotët tek çdo kush që qante,atë fëmijën edhe pse nuk dinte asgjë për jetën mundohej të kuptonte por e pamundur.Kurr se kisha pritur që ajo fëmija që fshinte lotët dhe qeshte do qante po vet ajo.Askush s'mund ta kuptoj dhimbjen time që kam për personin që do doja ta njihja,për personin që doja të ndjeja butësin e faqeve të saj tek e puthja,për duart e buta që do më ledhatonin,për zemrën e saj që do më udhëzonte në çdo hap.Po Babai im?Atë e ndjej kaq afër dhe përseri më mungon edhe ai më la të vetme u largua nga çdo gjë që më përket mua,u largua duke krijuar jetën e tij personale...por unë nuk isha ajo personalja e tij?Isha thjesht një person që do ti'a shihnin vetëm sytë por nuk do ta ndjente zemra.Jeta është kaq e padrejt me mua më dha gjërat e pavlera por më mori gjën më të vlevshme dhe ata janë prindërit e mi.

Sa lehtë është të gjykosh kur se ke jetuar një çast të vështirë. 
Sa lehtë është të flasësh kur se ke ndjerë përmbytjen që të bëjn fjalët.
Sa lehtë është të qeshësh me lotët e dikujt tjetër kur se ke provuar dhimbjen.
Është shumë e lehtë të gjykosh dhe paragjykosh por është vështirë të mbështetësh.
Është shumë e lehtë ta fyesh por e vështirë ta fitosh besimin.
Mos harroni se jeta është shumë e shkurt, provoni të ndihmoni dhe do ta kuptoni ku gjendet mirësia.
Mos i injoroni të varfërit në shoqëri sepse ata kan nevoj për ty dhe ku mund ta dijm ndoshta edhe ne do kemi nevoj për ta, por mos harro i varfëri nuk ti mbyll dyert sepse ai e di vleren e një buzqeshje dhe peshën e një loti!!!
Sa kohë ke që përpiqesh të më kuptosh thua se ndryshoj në çdo moment kaq papritur por jo i dashur jam e njëjta je ti ai që më sheh në mijëra mënyra!!
Je ti ai që nuk merr guzimin të më kuptosh, të më njohësh, nuk e di nëse ke frikë të gjesh një person të fortë brenda meje apo ke frikë që të dashurohesh në mua është vdekje!!!
Por ti do ta kuptosh se të mos dashurosh është vdekje,të mos dashurosh është fakti që mos ta njohësh ndjenjën, të mos dish të ëndërrosh, të mos dish të qeshësh sepse gjitha këto të dhuron fjala dashuri dhe jo dikush që mundohet të lëndoj..
Do ta kuptosh një ditë modeomos se sa e bukur është të kesh dikë në jetën tënde! !
Jetoje jetën për të buzqeshur o i dashuri im mos jeto në një ëndërr që është kaq larg realitetit mos ik nga diçka që gjithkush e kërkon dhe ndërsa ti ishe kaq fat ta hasësh..
Dashuria është Jeta!!!


Mam ditët po ecin por asgjë nuk ndryshon,dhimbjet po rriten nuk ekziston asgjë që i fsheh,syt e tregojn qartë këtë gjë!!
Asgjë nuk ndryshon edhe të jem para ati varri që mbuloi trupin tënd,që fshehu brenda saj aromën tënde,buzqeshjen,që thahu trupin tënd të mbyllur,dhe unë....qëndroj e heshtur dhe nuk e di nëse ti bërtet apo psherëtin,nuk e kuptoj se pse retë ndryshojn kaq shpesh pozicionin kur qaj mbi varrin tënd,nuk e kuptoj pse bie shi kur e ndjej kaq shumë mungesën tënde,qan qielli??
Apo lotët e mi të patretura mbuluan edhe tokën të zhytyr me ujë....po jeta pse ajo duket kaq e errët?? 
Pse jeta nuk jetohet pa ty mam?,pse e ndjej veten kaq monotone që jetoj?,buzqesh...vërtet buzqesh por qaj mes buzqeshjeve të mëdha,flas për jetën sa e bukur është ajo por bërtas mes fjalëve të bukura"Në dreq me gjithçka që posedon jeta"!!!
Si mund te quhet jetë kjo që jetoj?? Kur nuk kuptoj pse qesh,pse nuk arrij të kem një copëz lumturie të vërtet sepse falci gjendet gjithmon krah meje!!
E dua qiellin,e dua vdekjen,e dua mbimesjeten sepse atje je ti mam dhe rruga ime për tek ti është e gjatë dhe ec kaq ngadal sa nuk arrij të kem durim,dua të vrapoj por përsëri nuk arrij as gjysmën e rrugës për të hyrë brenda asaj bote ku je ti...dhe kjo më vret moj nënë,më vret në miliona copash në shpirt nuk arrij kurrsesi ta shpreh as të paktën e asaj dhimbje,ajo nuk shprehet as me miliona fjalësh në miliona vjet është më e madhe,më e thellë por që vret shumë!!
Më mungon në çdo hap,në çdo fjalë,në çdo lot,në çdo buzqeshje por akoma më shumë në sekond të jetës dhe më mbyt që nuk arrij të bëj asgjë të jem bashk me ty por që e vetmja gjë që më ka mbetur është të lus...të lus qiellin:"Më prano",të lus shiun"Më merr",të lus zotin"Më mbyt,merre shpirtin tim që nuk vlen asgjë pa të"!!
Më mungon thellësisht 
Më mungon aq sa hënës i mungon dielli që nuk e takon kurrë!!!
 
Jam vajz e përhumbur që rri dhe vetëm shkruaj e shkruaj,që mendoj dhe vetëm mendoj dhe ndonjëherë vetëm si një teke pikturoj por nuk më pëlqen të ndjehem bosh edhe pse kështu ndjehem!!
Ndonjëherë humbas duke shikuar se si më flet por nuk kuptoj fjalët tua thjesht humbas në ëndrra,mbase mundohem të paraftyroj se si më flet ashtu si dua unë ashtu si të ndjej unë..!!
Ndjejj??? hë si ndjej unë kur nuk di si duhet...si ndjej kur qaj,si ndjej kur nuk ndjej asgjë!! Boshësia është ajo që më përcakton si personalitet....
Qesh..qesh me aq forcë aq sa boshësia që ndjej e kupton sa shum qesh,ndjehem kaq pa kontroll por përsëri jam kjo vajza e heshtur,që qan fshehurazi për dashuriin që ndjen në zemër,që qan për atë që nuk kam,që qan për dikë që ka afër por edhe larg,është zemra tij që është larg meje e afër një tjetre!!
Jam unë përsëri që vuaj,jam përsëri ajo vajza që struket qosheve të boshatisura dhe i jap kujtim lotësh dhe dhimbjesh çdo skute të vendeve ku ndalem.
Jam kjo vajza që kërkoj forcë me aq ngulm,që qesh të fsheh atë që ndjej çdo sekond,jam ajo vajza që përsëri të gjithë thonë është kaq e lumtur nuk di të qaj,jam ajo vajza që nuk lejoj të më mbosht loti në sy njerëzve por e vetme ndjehem e dobët aq e dobët sa s'mund ta kuptosh se si në momente të shumta jam e fortë dhe një moment e dobët,por nuk ka rëndësi sepse forca që ndjej është më e madhe se një moment dobësie!!
Rëndësi ka që qesh edhe pse jo me shpirt por qesh...rëndësi ka që fluturoj nga lumturia edhe pse krahët janë këputur me dhimbje...rëndësi ka që flas edhe pse heshtja mbuloi brendësin time...rëndësi ka që shkëlqejn sytë edhe pse lotët fshehen brenda tyre...rëndësi ka që jetoj edhe pse vdiqa !!!!

Sa bukur është të dish se dikush të do,që dikush kujtohet për ty edhe në momentet më të bukura edhe në momentet kur njerëzit e kanë mbuluar përreth,kur kujtohet edhe tek ato çastet kur ka shoqërin pranë dhe qeshin por ai të mendon ty..
Sa bukur është kur ai person të kujton sa e rëndësishme je për të,kur nuk humbet asnjë rast të tregoj sa të do,kur të jep besim dhe forcë me premtimet për të qenë gjithmon bashk!!
Sa e mahnitshme është të ndjesh,të qeshësh vetëm kur kujton atë,sa ndjesi e bukur është kur dridhesh kur e ke afër janë një nga ato emocionet që përmban dashuria,sa bukur është ta ndjesh përqafimin e tij aq thellë sa nuk do doje të ikje kurrë nga krahët e tij.
Ndërsa netët e vona ku mezi themi fjalët "Natën e mirë engjulli im" që duken sikur na larguan për vite dhe jo për një çast të shkurt....është besimi që sërish do zgjohemi me një "mirmengjesi dashuria ime"që na mban të bashkuar fortë në zemër!!!
Por një gjë është e sigurt mbi të gjitha gjërat që kemi përjetuar,mbi të gjitha fjalët që kemi thënë që unë atë e dua me gjithë shpirt dhe kjo do mbetet gjithmon brenda meje deri atëher kur shpirti im ec mbi erë atëher kur vdes,vetëm atëher do ndalet kjo ndjenjë!!

Po më zihet fryma apo po vdes ??
Flas apo hesht?? Po këto të bërtitura nga vijnë?
Lodhem në fillim të rrugës,në rrugën e jetës kur gjithçka vdes në ringjallje,në botën ku gjithçka hesht në ulërima,në njerëzit që qeshin duke qarë ;JAM LODHUR NGA VETJA IME!!!!!!
Jam lodhur duke marrë frymë çdo ditë,jam lodhur madje edhe me buzqeshjet fallco që bëj gjatë gjithë kohës vetëm e vetëm të mos vë në dukje"UN JAM E SHKATERRUAR"!!
Madje jam lodhur edhe nga njerëzit që bëjn sikur janë dikush,jam e lodhur moj nënë më kupto...jam lodhur o zottt pse vazhdon të më dhurosh akoma më shumë jetë kur asgjë s'ka kuptim???
Jam e lodhur edhe me ndjenjat e mia,jam lodhur edhe me mungesën që nuk e përballoj dot,është një nga ato mungesat e mëdha që të bëjn të humbasësh veten gjithmon në errësirë...E KUPTON?? 
THJESHT DUA TE VDES!!!!!

Një ditë do ta kuptoni se jeta ime nuk ishte e lehtë ashtu sikur e patë ju"Jo çdo gjë shihet e tregon realitetin"!!
Në fakt jan disa fjalë,disa vepra që mbyllin në ty vetveten çfarë vërtetë je..janë disa rrugë që në këmbët e tua të japin dhimbje,jan ato copezat e gjamit që shkel por nuk i sheh por ndërkohë i ndjen dhimbjet!!!
Janë disa çaste që të falin gjithë lumturinë e botës në duart e tua por jo gjithmon zgjasin gjërat e bukura,edhe në librin më të madh është fleta e fundit që shqipton fjalët"FUND",edhe jeta që jetojm e ka një "FUND",edhe personat që i kemi në zemër një ditë do na thojn"LAMTUMIR",edhe lulet më të qelura do thahen,e shikon çdo gjë në jetë e ka një fund madje edhe gjëja më me pak vlerë..edhe ndjenjave të mia fundi i ka ardhur do jem thjesht një hi,ndoshta një hije ose thjesht një "ASGJE"!!!
E dashurovaa...e dashurova në fjalët e para,e dashurova në shikimin e parë,e dashurova në përqafimin e parë,e dashurova në puthjen e parë,e dashurova në buzqeshjen e parë e dashurova perfeksionin e tij!!
E dashurova në çdo gjë madje edhe kur nuk më fliste,madje edhe kur e ndjeja se është larguar e dashuroja,e dija se e dashuroja sepse mendja ime gjithmon thërriste një emër dhe sigurisht ishte e tij,e dija që e dashuroja sepse sytë e mi e shihnin vetëm një fytyrë dhe ishte e tij!!!
E dashurovaa sepse jeta ime i përkiste gjithmonë atij!!
Në jetë mund të gjykosh persona që nuk njeh,por mos harro se një dit dikush do të gjykoj ty për diçka çka nuk je,do të kujtohesh për veprimin e bërë por do jetë shumë vonë për ta kompensuar një zemër të thyer.
Në jetë lëndimi kthehet me lëndim,mos harro nëse ke lënduar dikur do lëndohesh edhe ti,do të duash dikë por nuk do ta kesh,ashtu siq bëre ti me një person që të deshti fort,do të lëndoj largimi i saj,do të lëndojn fjalët e saj,do duash të mos jetosh por nuk do vdesësh.do vazhdosh të jetosh me pikëllim për të kuptuar dhimbjen që ia bëre dikujt.
Do duash të kërkosh falje por ajo nuk do të pranohet,do jetosh me një pendim që nuk mund ta shprehësh,do jetosh me fjalë që s'mund ti degjoj askush,do mbetësh edhe ti dikur i vetëm në një rrugë të vështirë,me rreziqe,me dallgë që vështirë mund ti kalosh.
Por nuk të urrej për këtë që ma bëre mua,të sygjeroj që edhe ti kur të përjetosh atë që përjetova unë shkaku yt të bësh edhe ti njësoj si unë të bëhesh i fortë,të ngrihesh përsëri,të buzqeshësh përsëri,të kërkosh shkak për të jetuar,bëhu i fort të vazhdosh me suprizat e jetës.
Bëhu i fort për të përballuar dhimbjet që fitoi zemra jote shkaku i dikujt,behu i fort per të luftuar me të kaluarën mos e lejo dhimbjen të të sundoj,sundoje ti atë.
Nuk të urrej që ishe shkatrrimtar i lumturisë time as shkaktar i vuajtjes time,nuk të urrej që më bëre të derdhen lot nga syt e mi,nuk të urrej për plagët e shkaktuara të zemrës sime,nuk të urrej sepse dikur ishe ai që e doja me shumë se gjithçka.
Mendoo një her,kujto gjithçka nëpër çka kalova unë,ti e dije më bëre të përballoj ato sfida,përkunder gjërave që përjetova në jetën time qëndrova sërish e fortë,buzëqesha sërish edhe pse kishte lot në syt e mi .
Bëra atë që rrallë kush mund ta bënte,luftova me vetveten time,me ndjenjat e mia vetëm e vetëm të qesh përsëri,luftova me fatin tim vetëm të ndaloja një vuajtje në jetën time..
Ia arrita qëllimit tim po qesh por ndryshova,u bëra person tjetër nga ajo që isha,ndryshova ndjenjat,ndryshova sinqeritetin tim për persona jo të duhur.
Esht shum vështir të jem ajo që isha,sepse ajo e kaluara u lëndua,është vrarë,nuk jeton më... vdiq,tek un lindi një person tjetër me qëllime tjera.
Nëse ti nuk arrin të mendosh për gjërat e kaluara,nëse ti nuk arrin të jetosh pa atë që ishte arsya e jetës tënde atëher me të vërtet ke shumë për të luftuar sepse për të kaluar këtë rrugë të gjatë i vetmuar është shumë vështir,por unë ia arrita,tani nuk jetoj me të kaluarën sepse sërish linda por nuk do jetoj jetën që kalova atëherë,gjithçka filloi ndryshe pa ndjenja pa njerëz çdo hap do ta bëj e vetme ...sepse e vetme e arrij suksesin.

E dini se cila është arsya e vërtetë e buzqeshjes sime?
Eshtë Zoti im ai që më dha gjithmon gjërat më të bukura për ti jetuar nuk ka rëndësi se çfarë më mori..sigurisht mori nënën time por jam e kënaqur që ajo është pranë Zotit dhe nuk ka gjë më të bukur,nuk ka vend më të mahnitshëm sesa të qëndrosh afer zotit jam më se e sigurt se mami ndjehet e lumtur pran tij!!
Zoti im është e vetmja arsye pse un gjithmon ndjehem e lumtur,pse gjithmon brendësin time e kaplon një qetsi e lehtë,që zemrën time e kaplon një ngrohtësi që me fjal nuk e përshkruaj dot!!
Dhe gjithmon do jem ajo që do e falenderoj zotin tim për momentet e bukura,që më qëndron gjithmon pran,që është me mua në çdo moment të jetes ai nuk më la kurrë vet!
Fjalët e bukura mund të thurësh gjithmon për një person të dashur,për një vend apo cilendo gjë por ZOTI jan të pakta fjalët më të mahnitshme ai është mbi të mahnitshmen,mbi perfeksionin mbi çdo bukuri natyrore,është më e madhe se bukuria e shpirtit ai është një dhe i vetmi...i vetmi që e dua,e adhuroj dhe jeta ime gjithmon do jetë në duart e tij!
Zoti im është çdo gjë që mua më rrethon,i vetmi që e ndjej thellësisht i vetmi me të cilin menzi pres të takohem kur të vdes...

الله اللهALLAH الله الله

Sa të çuditshme dinë të jenë ndjenjat,të falin qetësinë në momentet kur dëshiron zhurmën,të falin trishtimin në momentet kur dëshiron heshtjen...
Të falin mijëra njerëz ti duash por të marrin rastin të jesh me ta,sa të çuditshme bëhen kthesat kur merr zgjidhjen e një rruge të duhur gjithmonë pas një rruge të drejtë qëndron edhe një tjeter që ndërron kahe dydrejtimshe...ndërsa mendimet jam akoma më të çuditshme që flasin sa mijera njerëz dhe dot s'mund të kuptosh cilin vendim të marrësh!!
Po zemra?? çfarë ka mbetur të flasim për të që gjithmonë zgjedh të lëndohet ...çfarë ka mbetur të mbulohet brenda saj ka mbetur ndonje cep që su thye?
Por nëse zemra nuk është e madhe nga daliin mijëra copëza sikur të bësh bashk gjitha zemrat e botës dhe përsëri mbetet grimcë e vogël krahas copëzave që u thyen brenda zemrës sime janë miliona,milarda!!!!
Sa e çuditshme është të ndjehesh bosh kur brenda je plot,sa e çuditshme është heshtja tek fjalët,sa e çuditshme është loti kur buzqesh..por jeta?? E udhëheq heshtja apo zhurma mbetet një mister i pazbuluar !!!

Janë disa gjëra që duhet patjetër të ecin bashk me ty gjithë jetën...është dashuria!!
Janë ndjenjat që gjithmon do mbeten në zemër,jan lotët që gjithmon do rrjedhin nga syri,jan mendimet që do zëjn gjithë vendet në kokën tënde...është ai!!!
Janë rrugët që gjithë kohën do të ndeshin me të,janë kujtimet që gjithmon do vrapojn pas tij...është shpirti!!
Janë momentet që do flasin për të,është heshtja që do ulëras emrin e tij...është gjithësia!
Është dashuria,është ai,është shpirti,është gjithësia që kompleton ai brenda zemrës sime me emrin dhe imazhin e tij !!!

Një ditë teksa ecja në qytet dëgjova një çift që thonin njëri tjetrit "sa me do mua?" por dashuria nuk gjendet tek fjalët pergjigjja e vetme është në sytë tanë..në do duash të dish sa të do vetem vështroi sytë që shkëlqejn sa her të sheh që buzqeshja kur të ka afër nuk i ik as për një moment!!
Dashuria është të vraposh mbi xhamat e thyera dhe përsëri nuk e ndjen dhimbjen,të vritesh dhe përsëri të qeshësh,të jetosh realitetin në ëndërr!
Të qash dhe ti kthesh lotët në buzqeshje,të mbyllësh sytë dhe të ndjesh njëkohësisht,ta lësh të largohet por duke e shtrënguar fort pas vetes kjo është dashuria e madhe që rrall kush e njeh!
Prandaj në vend fjalëve ndjeje dhe gjeje në sy përgjigjen e pyetjes"Sa me do mua? sepse gjërat e bukura ndjehen dhe ëndërrohen!!

Today, there have been 1 visitors (1 hits)

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free